Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët ka dalur me oferta për të parandaluar ikjen e mjekëve nga Maqedonia. Nga kjo parti thonë se trendi i ikjes së mjekëve do të shkaktojë pasoja të rënda në rrafshin lokal, por edhe më gjerë.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se po ndjekin me vëmendje problematikën e ijkes së mjekëve dhe pas analizave që kanë bërë kanë dalur me ofertën “Pakova preventive 10”.
Më poshtë i keni 10 propozimet e ASH-së për problemin e ikjes së mjekëve:
1. Në afat më të shkurtër të hartohet harta elektronike e institucioneve shëndetësore publike ku në mënyrë transparente do të prezentohen vendet e lira të punës;
2. Të gjithë mjekët e ri të punësohen menjëherë, ku kriteriumet kryesore të jenë suskesi gjatë studimeve dhe nevojat e sistemit shëndetësor në Maqedoni;
3. Të gjithë mjekët e ri të dalluar të angazhohen në Qendrën klinike universitare në Shkup dhe Spitalet klinike në Tetovë dhe Shtip;
4. Në procedurë të shpejtuar të barazohen koeficientët e rrogave në krahasim me atë të gjyqtarëve;
5. Rroga minimale e mjekëve të jetë 50.000 denarë, ndërsa kujdestaritë e mjekëve të paguhen jo më pak se 3000 denarë;
6. Të gjithë mjekëve që shprehin interes për specializim, shteti t’ju garantoj që pas 5 vjetëve përvoj pune të munden ta regjistrojnë dhe ta nisin të njëjtën dhe të gjitha harxhimet e specializmimit të mbulohen nga Ministria e shëndetësisë si dhe urgjentisht të ndërpriten specializimet private për nënshtetasit e Maqedonisë;
7. Të përmisohen kushtet e punës, siguria juridike dhe fizike duke e sjellur ligjin për të drejtat e mjekëve;
8. Oda e mjekëve, me të gjitha kapacitet që ka, të angazhohet për zgjidhje të problemit e jo të luaj rolin e vëzhguesit pasiv. Ky institucion të sigurojë kredi të volitshme për mjekët e ri që të sigurojnë nevojat bazë për një jetë normale;
9. Fakultetet e mjekësisë të organizojnë “Ditën e karierës” ku studentët e mjekësisë që janë në vitet e fundit të studimeve të njoftohen me mundësitë e punësimit dhe përparimit në karirerë;
10. Qeveria të organizojë takim urgjent me Agjencionet ndërmjetësuese (brain-hunters) dhe të ndikojë në mënyrën e prezantimit të kushteve të punës të mjekëve të ri që aplikojnë për të emigruar jashtë shtetit.