Vajza e ish-gazetarit dhe tashmë deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, Dafina Zeka përvec bukurisë që ka, ajo ka bërë emër të madh edhe në saje të diturisë dhe arritjeve profesionale të saja.
Studentja e inxhinierisë në Universitetin e Stokholmit, arriti që ta dëshmojë vetën në këto shkenca duke u bërë një nga studentet më të dalluara në këtë universitet.
Pasi mbarojë studimet me suksese të mëdha, ajo tashmë është edhe një inxhiniere e suksesshme.
Krahas sfidave që pati, duke qenë një kosovare në mesin e studentëve më të mirë të Suedisë, Dafina Zeka përmbysi mitet e të qenit e suksesshme si një kosovare e cila arriti suksese të jashtëzakonshme.
Tashmë ajo bën pjesë në mesin e inxhinereve dhe inxhinerëve më të mirë të Suedisë, duke u paraqitur edhe si një ndër ekspertët më të mirë të inxhinerisë nga firmat suedeze.
Suksesi i saj i jashtëzakonshëm bëri që firmat suedeze të krenohen që ajo është pjesë e tyre.