Ka filluar sot aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e komunës së Gostivarit. I pari ndërtim i cili u prish sot, ishte një murrë në lagjen Pitarnicë që ishte ndërtuar pa leje përkatëse dhe në vendin e paraparë për rrugë. Me prishjen e këtij muri, në fakt mundësohet qarkullimi i lirshëm i automjeteve të asaj pjese të lagjes Pitarnicë.
Komuna e Gostivarit do të vazhdojë me prishjen e ndërtimeve pa leje, siç janë muret të cilët kapin pjesë të rrugës, ndërtime shtojcë si dhe objekte banimi të cilët janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.Nga Sektori i urbanizimit pranë Komunës së Gostivarit, apelojnë deri tek qytetarët që të mos ndërtojnë pa leje adekuate, sepse do të ballafaqohen me të gjitha masat në përputhje me ligjet pozitive të Republikës së Maqedonisë.