Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn ka përshëndetur vendimin e Kuvendit që më 30 shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë.
Ai i fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, pasi sipas tij, bëhet fjalë për vendin e tyre dhe të ardhmen e tyre.
“Përshëndes vendimin që të mbahet referendum në Maqedoni më 30 shtator për marrëveshjen historike për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. BE mbështet këtë marrëveshje dhe zbatimin e saj, si simbol i pajtimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. Ftoj gjithëc. Është për vendin e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Hahn në llogarin e tij në Twitter.