Ballina Argëtim Jetë & Stil La karrierën në Amerikë për të dashurin shqiptar, flet modelja

La karrierën në Amerikë për të dashurin shqiptar, flet modelja

Prezantuesja e motit në Abc News, Fioralba Dizdari prej shumë kohësh ka lënë Amerikën dhe është kthyer për të jetuar në Shqipëri.

Dikur ajo ka qenë modele, karrierë të cilën e nisi pikërisht në Amerikë duke u përkrahur edhe nga fotografi i njohur Fadil Berisha. Por për “Pushime on Top”, ajo ka rrëfyer se i është dashur të kthehet në Shqipëri, pasi ishte e vështirë një lidhje dashurie në distancë.

“Unë kisha nisur karrierën time si modele në Amerikë, me një ndihmesë të madhe nga Fadil Berisha. Por, kur krijon një lidhje dashurie është e vështirë, kjo është një nga arsyet përse zgjodha të kthehem në Shqipëri e të vazhdoj të jetoj këtu” shkruan blitz.al.

Marrëdhënia me partnerin ka qenë arsyeja e rikthimit të Fioralbës në Shqipëri, gjithësesi ajo duket shumë e lumtur për këtë gjë.