Pas pauzës gjysmëorëshe, në Klubin e deputetëve vazhdoi takimi i liderëve të katër partive më të mëdha.
Nuk ka informata për atë se çka kanë biseduar në pjesën e parë të takimit të sotëm të tretë të liderëve në pesë ditët e fundit.
Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha parlamentare Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski.
Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin vijues, opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë.
Edhe në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve kryeminsitri dhe lider i LSDM-së është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, Mickovski është së bashku me profesoreshën universitare, Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, ndërsa Bilall Kasami është i shoqëruar nga Arianit Hoxha.Pas përfundimit të takimit priten deklarata nga liderët.