“U realizua edhe një sukses historik për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Republika e Maqedonisë fitoi ftesë për anëtarësim në NATO”, citohet në kumtesën e LSDM-së.
LSDM i uron të gjithë qytetarëve që së bashku u arrit ky sukses duke u hapur dyert e Aleancës dhe u sigurua vend për Maqedoninë në NATO.“Hyrja në NATO është realizim i synimeve kryesore strategjike të Maqedonisë, të vendosura që nga dita e pavarësisë së saj. Realizohen angazhimet shekullore të gjeneratave të kaluara dhe të tashme, sigurohet stabiliteti, zhvillimi dhe ardhmëria e gjeneratave të ardhshme”, citohet në kumteën e LSDM-së.
Sipas LSDM-së, anëtarësimi në NATO nuk domethënë vetëm sigurimi i qëndrueshmërisë dhe stabilitetit, ajo domethënë dhe më shumë investime, përforcim i besimit ndërkombëtar në ekonominë e Maqedonisë, vende të reja të punës dhe më shumë para në çdo familje.
“Pas viteve të izolimit, pasigurisë dhe ngecjes, sot dyert për anëtarësim në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në janë të hapura, identiteti maqedonas dhe ardhmëria janë siguruar. Maqedonia bëhet pjesë e familjes të cilës i takon. Zëri i mirë për vendin tonë përhapet përmes botës demokratike. Lajmet pozitive për Maqedoninë gjenden në ballinat e mediave botërore dhe agjencive të lajmeve me ndikim. Suksesi i Maqedonisë është njohur dhe është pranuar. Maqedonia po ec përpara”, përfundon kumtesa e LSDM-së