Pas kumtesës me shkrim të VMRO-DPMNE-së ka reaguar partia në pushtet, LSDM, nga ku theksojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur.
“VMRO-DPMNE secilën ditë shpërndan të pavërteta dhe shpikje me qëllim që ta fsheh sjelljen destruktive përmes cilës përpiqet që ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se koha e kriminalitetit, dhunës, borxheve, shkelje të të drejtave të njeriut mbaroi me kalimin e VMRO-DPMNE -së në opozitë.
Ata shtojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur, por e lirë, demokratike, zhvillimore dhe mik dhe partner në rajon dhe botën demokratike.
“Asnjë gënjeshtër e VMRO-DPMNE -së nuk do t’i fsheh faktet reale ku thuhet se rroga në maj të vitit 2018 është për 7.1% më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe se kanë hyrë 235 milionë euro investime, dhe se Maqedonia është një hap para hyrjes në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.