Në Kuvend sot nuk do të votohet për çështjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nuk do të mbahet seancë plenare e as seancë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Jozyrtarisht mësohet se partitë politike nuk mundën të merren vesh për disa prej çështjeve të kontestueshme.
Më herët gjatë ditës, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e ka konstatuar listën e 47 kandidatëve për anëtarë të KSHZ.
Pasi kjo listë u konstatua, ajo u dërgua deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tani duhet t’i njoftojë partitë politike e të cilat duhet ta informojnë me emrat konkret, me të cilët do të përfaqësohen katër partitë më të mëdha parlamentare.
E më pas, kryetari i Kuvendit Xhaferi do duhet që emrat konkret përsëri t’i dorëzoj në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Pasi të votohen emrat konkret në këtë Komision, atëherë do të dorëzohen për votim në seancë plenare./SHENJA/