Çmimi i benzinës me pakicë nga mesnata është shtrenjtuar për një denar, ndërsa i diselit për gjysmë denari. Kjo u vendos dje nga Komisioni rregullator për energjetikë.
Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurosuper BS-95 është 72 denarë, i Eurosuper BS-98 me 74 denarë.
Eurodiseli shitet për 64 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 52,50 denarë për litër.
Çmimi i mazutit ka arritur 34,711 denarë për kilogram.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit ishte 75,88 dollarë për barel dhe është më i lartë për 2,78 për qind, ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin ishte 52,60 denarë dhe është për 0,21 për qind më e ulët.