Klerikët maqedonas vazhdojnë të jenë pjesë e protestave të grupimeve politike dhe të tifozëve që së fundi janë ngritur kundër ndrrimit të emrit dhe pas vrasjes së një tifozi maqedonas në Shkup, informon INA.
Në protestën e zhvilluar mbrëmë ka qenë i pranishëm prifti Ivica nga Kisha Ortodokse Maqedonase, i cili kreu një ceremoni lutjesh në prani të protestuesve, por foli edhe për ngjarjet aktuale. Ai bëri thirrje që të mos ketë viktima të pafajshme dhe vrasje nëpër rrugët e vendit, por porositi se maqedonasit kanë respekt ndaj të tjerëve dhe se presin respekt të ndërsjelltë.
Priftërinjtë maqedonas u panë edhe në protestat në Manastir, Prilep dhe qytete të tjera. (INA)