Kur foshnjat nisin të ecin këmbadoras thithin pluhura dhe baktere, por nuk duhet të shqetësohemi, pasi janë një barrierë e rëndësishme ndaj astmës dhe alergjive.
Ky është rezultati i një studimi të bërë së fundmi nga inxhinierë e mikrobiologë amerikane e finlandezë dhe i publikuar në Science and Technology.
Kur fëmijët nisin të eksplorojnë në dysheme, hyjnë në kontakt direkt me papastërtitë, pluhura, mikrobe, baktere, dhe spore mykotike dhe i thithin 4 herë më shumë se në të rriturit.
Dhe sado alarmuese të na duket situata, kjo nuk është negative, pasi mund të shërbejë në mbrojtjen ndaj astmës dhe sëmundjeve alergjike.
Pavarësisht se mund të duket kontradiktore, studimet tregojnë se ekspozimi i lartë i fëmijëve ndaj mikrobeve të ndryshme ul përqindjen e mundësisë së prekjes nga këto sëmundje gjatë jetës.
Ky studim duket se rikonfirmon teorinë e higjienës, sipas së cilës, higjiena e tepërt tipike e botës së industrializuar, ka ndikuar në rritjen e sëmundjeve alergjike, pasi nuk lejon fëmijët të krijojnë antitrupat e duhur.