Për një tavë me lazanja me kunguj e mish të grirë nga duhen:
-1 pako lazanja
-500 gr mish i grirë
-3 qepë
-2 kunguj
-djathë kaçkavall i grirë
-1 kavanoz me domate të grirë
-beshamel
-kripë,piper dhe vaj ulliri
Përgatitja:
Qërojmë qepët dhe i skuqim në një tigan, pasi të kenë marre ngjyre të mire hedhim kungujt që i kemi grirë me rende, i kaurdisim mirë e mirë pastaj hedhim mishin e grirë, i përziejmë së bashku dhe hedhim salcën me domate, i përziejmë së bashku, hedhim kripën dhe piperin dhe një gotë ujë qe te zihet pak mishi…
Ndërkohë në një tepsi para hedhim pak salcë domateje dhe fillojmë e shtrojmë petët e lazanjes dhe i hedhim masën e kimës që kemi bërë dhe kështu shtrojmë shtresat e petës 4 herë. Në fund hedhim djathin kaçkavall te grirë dhe beshamelin sipër. E fusim në furrë e pjekim me 200 gradë.