Një kimikat që gjendet në pluhurin e kurkumit është zbuluar së fundmi se ndihmon të luftojë kancerin.
Shkencëtarët sugjerojnë përdorimin e kurkumit, pasi në të gjendet një përbërje kimike që i jep atij ngjyrën e verdhën dhe që ndihmon në zvogëlimin e ritmit të përhapjes së qelizave kanceroze veçanërisht ndihmon kundër kancerit të gjirit.Ai i bën qelizat kanceroze më të dobëta si dhe shkatërron një sërë qelizash të sëmura.
Studimi në fjalë është bërë së fundmi nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë të cilët kanë dalë në përfundimin se kurkumi është 500 herë më i fortë në luftën kundër kancerit, se ç’është menduar më parë.
Madje sipas testeve laboratorike është gjetur se kombinimi i kurkumit me ilacce të tjera kundër kancerit në gjak, ka efekte shumë pozitive.