Ballina Aktualitet Lajme ZGJEDHJA E KSHZ-SË E HAPI RRUGËN PËR ORGANIZIMIN E REFERENDUMIT VJESHTOR

ZGJEDHJA E KSHZ-SË E HAPI RRUGËN PËR ORGANIZIMIN E REFERENDUMIT VJESHTOR

Kuvendi mbrëmë e zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), me të cilën krijohen kushtet për organizimin dhe realizimin e referendumit të paralajmëruar në vjeshtë për Marrëveshjen me Greqinë.

Pritet të shtunën apo të hënën të mbahet seancë e re në të cilën Kuvendi do ta shpall referendumin i cili, siç është paralajmëruar, duhet të mbahet më 30 shtator.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se beson se deri më 30 korrik Kuvendi do të sjellë vendim për shpalljen e referendumit, të cilin, siç deklaroi në pyetjen e gazetarëve, do ta organizojnë edhe pa VMRO-DPMNE-në opozitare në rast se nuk arrihet marrëveshje me ta për çka në vazhdim janë bisedimet në nivel parlamentar.

Në rast se nuk arrihet marrëveshje me VMRO-DPMNE-në pret pozicionim adekuat të deputetëve të tyre për shpalljen e referendumit, por edhe para opinionit. Ata, sipas Zaevit, duhet të tregojnë qëndrimin e tyre.

“Është e drejta e tyre, por obligim i të gjithëve është që të mundësojnë që procesi të jetë i suksesshëm”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, Qeveria dëshiron për çështje me interes kombëtar të qëndrojë së bashku, por se qytetarët duhet të dinë se korrekt është të parashtrohet pyetje e cila është e logjikshme në momentin kur jetohet dhe vendimet të cilat priten.

Kryeministri apelon që referendumi të mbahet si proces i suksesshëm dhe me këtë rast të garantohet validiteti dhe vlerësimi edhe i atyre që do të votojnë për edhe i atyre që do të votojnë kundër. Procesi duhet të jetë mjaftë motivues që qytetarët të dalin dhe të marrin vendim.

“Këtë të drejtë nuk e ka as Mickoski, as Zaevi, pasi sundim të së drejtës patjetër duhet të ketë. Nëse dikush imagjinon një gjë të tillë, së pari qytetarët do të heqin dorë nga ne, ndërsa vendet anëtare në procesin e integrimit do të na bllokojnë”, përfundoi Zaev.