Ballina Aktualitet Lajme ASH: Këto janë projektet tona për Tetovën

ASH: Këto janë projektet tona për Tetovën

Punimet e komisioneve të Ekonomisë, infrastrukturës dhe turizmit në degën e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë u analizuan dhe u propozuan disa projekte ekonomike dhe infrastrukturore të cilat do të zhvillojnë dhe rrisin ekonominë tetovare, ku drejtpërdrejt do të ndikonte në ndaljen e te rinjve dhe resurseve njerëzore në braktisjen e vendlindjes, thekson ASH përmes një njoftimi.

Projektet të cilat Aleanca për Shqiptarët do ti debatojë sa është në opozitë ndërsa në rast të marrjes së besimit nga qytetarët do të i realizojë janë siç nënvizohen:

– KODRA E DIELLIT, qendra më e madhe e sporteve dimërore në rajon e cila nga mungesa e investimeve dhe projekteve dhe jo serioziteti i qeverive ka ngelur pa perspektivë. Ekspertët e kësaj fushe në Aleancën për Shqiptarët propozojnë ekonomizim dhe investim projektesh për Kodrën e diellit dhe privatizimi të pjesës që menaxhohet nga ndërmarrja ELEM.

Terrenet e rreja sportive për ski im edhe atë Kodra e diellit – fshati Lisec, Kodra e diellit – guri i Sidollit dhe kodra e diellit – Fshati Shipkovicë të cilat do të janë vetëm disa detaje të propozim projektit të Aleancës për Shqiptarët për vënien në funksion të këtij aset ekonomik i cili drejtpërdrejt do të ndikonte në rritjen ekonomike

– RRUGA TETOVË – PRIZEREN, projekt i cili është shumë I rëndësishëm për zhvillim ekonomik. Në qytetet e Prizrenit dhe Tetovës me rrethinat e tyre jetojnë nga 300 mijë banore kjo rrugë do të mundësonte komunikimin dhe marrëdhënien ekonomike mes dy qyteteve të cilat në vij ajrore janë vetëm 28 km, rruga e cila duhet të përshkruhet në fizibiliti projekt përmban 34 km, dy qytete shumë afër por pa lidhje infrastrukturore. Aleanca për Shqiptarët do të bëjë realitet me angazhimin e sajë politik duke realizuar një ëndërr shekullore

– FUSHA E POLLOGUT, e cila ka 160.000 hektar tokë pjellore dhe ka qenë një aset ekonomik shumë i madh dikur ndërsa sot nuk është si tokë aktive pjellore as 40 % dhe pjesa dërmuese nuk prodhon. Ne do të i eliminojmë të gjitha anomalit që pengojnë rrolin e saj prodhues duke instaluar sistem ujitje dhe rivitalizim të sistemit aktual dhe investim në sisteme të reja, eliminimin e pyllëzimit të tokës bujqësore, ndalimin e betonimit, eliminimin e copëzimit të tokës bujqësore dhe themelim të një instituti bujqësor në Pollog.

– KALAJA E TETOVËS, është objekti me vlera të larta historike dhe kombëtare. Aleanca për Shqiptarët në angazhimin e saj planifikon investime në restaurim dhe shpalosje nga toka të këtij objekti. Do të largojmë politikën dhe fenë duka ja kthyer kalanë si panoramën më të bukur qytetit të Tetovës. ( Kishës Sveti Atanasia që gjendet në Kalanë e Tetovës i janë dhënë në pronësi 38.000 m katrorë, ) Investimet në këtë objekt automatikisht do të rrisin turizmin dhe ekonominë.

“Duke mare parasysh se këto katër pika janë vetëm disa që llogariten si burime ekonomike, turistike dhe kulturore, shqiptarët dhe kryesisht Tetovarët do duhet me çdo kusht të kërkojnë zhvillimin dhe investimin në projekte që do të rregullojnë një përqindje bukur të mirë ekonomike të Tetovës dhe jo vetëm”, nënvizon Aleanca për Shqiptarët dega Tetovë duke theksuar se kjo qendër shqiptare e meriton zhvillimin.