Sot në Shkup shënohet dy vjetori i motit të ligë dhe vërshimeve që morën jetën e 23 personave.
Edhe dy vit pas, dëmet që lanë vërshimet e jashtëzakonshme janë akoma të freskëta. Shumë familje thonë se jetën kanë nisur nga zeroja, e për këtë siç shprehen ata ka kontribuar ndihma shumë e vogël nga shteti.
Pas daljes në teren, komisioni për vlerësimin e dëmeve publikoi të dhëna se mbi 5000 familje pësuan dëme të mëdha ndërsa mbi 600 hektarë tokë bujqësore u shkatërrua. Insitucionet kompetente konstatuan se bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore dhe askush nuk mori përgjegjësi se për vite të tëra u toleruan lëshime të mëdha në infrastrukturën e ndërtuar kohë më parë.
Përndryshe dy vite më parë në pasditen e 6 gushtit në rajonin e Shkupit kishte mbajtur mot i ligë me të rreshura të mëdha të shiut dhe erës së fuqishme.
Të vdekurit nga vërshimet ishin nga Hasanbegu, fshatrat Stajkovc, Smilkovc dhe Haracinë.
Gjatë 24 orëve në rajonin e Shkupit kishte rënë 92.9 litër shi në m2.
Vërshimet kishin shkaktuar dëme të mëdha material si pasojë ishin evakuuar mijëra banorë.