Ballina Shëndeti Këshilla FËMIJËT MBANI LARG SERIALEVE DHE FILMAVE

FËMIJËT MBANI LARG SERIALEVE DHE FILMAVE

 Xhumadije Ibraimi

Kohëve të fundit në media elektronike në Maqedoni, është bërë trend shfaqja e serive me përmbajtje të ndryshme. Në vend të parë pothuajse në të gjitha televizionet e vendit janë serialet turke të pasuara nga ato amerikano latine , ndërsa seritë me tematikë shkencore-arsimore pothuajse nuk figurojnë fare. Të rinjtë që i shikojnë këta seriale krijojnë një tendencë të imitimit të jetës së individëve apo personazheve kryesore të këtyre serive, sidomos në sjellje dhe veshje. Shumë fenomene negative, si divorcet, agresiviteti nga të rinjtë e fëmijët, depresioni e të tjera trajtohen si pasoja të varësisë ndaj këtyre serialeve.

Kohëve të fundit në media elektronike në Maqedoni, është bërë trend shfaqja e serive me përmbajtje të ndryshme. Në vend të parë pothuajse në të gjitha televizionet e vendit janë serialet turke të pasuara nga ato amerikano latine , ndërsa seritë me tematikë shkencore-arsimore pothuajse nuk figurojnë askund. Por çfarë mesazhi përcjellin këta seriale tek shikuesit të cilët tashmë janë bërë të varur prej tyre, dhe si dnikojnë tek fëmijët e prekur nga ky fenomen. “

Serialet televizive, gjithnjë e më shumë po shtojnë praninë në televizionet tona, sidomos në disa televizione kombëtare në vend, duke u bërë domosdoshmëri e tyre ose nuk kanë se cfarë t’i ofrojnë publikut. Mediat qëllim kryesor duhet të kenë informimin, edukimin, argëtimin. Vetëm një ditë shikojeni skemën programore të disa TV dhe shihet se çfarë “brumi na ofrojnë”.Brumi, ose materiali që ofrojnë TV-të që transmetojnë filma në gjuhën turke po edhe të tjera, nuk janë asgjë më shumë se një degjenerim i shoqërisë.

Nëse ndalemi dhe i shikojmë serialet turke, teza e përmendur më lartë bie. Duke pasur parasysh faktin se në këto seriale, të paktën në shumicën e tyre, shohim sjellje të pahijshme të një familjeje ose të një shoqërie, se një ndër arsyet e transmetimit të filmave ka të bëjë me faktin se televizionet që i shfaqin duan që të arrijnë shikueshmërinë më të madhe. Ata nuk shikojnë anën edukuese, arsimore, por filmat i përdorin edhe për përfitime materiale edhe atë me publikimin e reklamave të ndryshme. Televizionet që shfaqin këta seriale, këtë e bëjnë edhe për të plotësuar skemën e tyre programore dhe jo profesionalizmin e tyre .

Të rinjtë që i shikojnë këta filma janë të prirur tw imitimitojnë jetën e individëve apo personazheve kryesore të këtyre serialeve, sidomos në sjellje dhe veshje. Shumë fenomene negative, si divorcet, agresiviteti nga të rinjtë e fëmijët, depresioni e të tjera trajtohen si pasoja të varësisë ndaj këtyre filmave pa fund. Çka është me e çuditshme këta seriale, po shikohen jashtëzakonisht shumë edhe nga fëmijët dhe studentët tek të cilët nuk mungon edhe përqendrimi dhe vëmendja e tyre shumë e madhe, ata përcjellin çdo detaj, por duke e përjetuar shpirtërisht dhe emocionalisht.

Gjatë shikimit ata shumë shpejt ndjehen pothuajse të hipnotizuar. Shkencërisht është vërtetuar se pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija e shpërfill qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të konstatuar nëse ajo që sheh ai, është e mirë apo e gabuar. Pastaj të njëjtat sjellje i reflektojnë edhe tek prindërit apo tek rrethi me të cilët shoqërohen fëmijët. Çfarë mund të thuhet tjetër, kur gjeneratat që duhet të jenë promotorë të shoqërisë në kohën kur transmetohen serialet ata braktisin librat duke mos lenë asnjë seri pa e parë. Shikuar nga aspekti sociologjik e arsimor, televizioni është një nga agjendat themelore të socializimit dhe edukimit të individit. Në këtë kontekst, ndikimi negativ i këtyre serialeve është shumë i madh në shoqërinë tonë.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se televizioni nuk i bën njerëzit më të mençur, por as më të paditur. Ama mund t’i orientojë sjelljet e tyre në kahje pozitive apo negative. Prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në aspektin pozitiv duke u përfshirë në shikimin e përbashkët të TV-së. Ata duhet të përcaktojnë rregullat në raport me shikimin dhe kohën e qëndrimit para televizorit, si dhe ambientet ku qëndrojnë fëmijët kryesisht të ketë libra, revista të fëmijëve, lodra të ndryshme etj. Tek ne mungojnë edhe gazetat dhe revistat për fëmijë. Vetëm në revistën “Zaman” mund të gjesh edhe një rubrikë për fëmijët dhe ky është një model shumë i qëlluar sepse një revistë mund të lexohet bashkë me fëmijët. Gjatë shfletimit të revistës “Zaman”, prindërit nuk kanë nevojë të zgjedhin ndonjë rubrikë për shkak se aty ka rubrikë të posaçme për fëmijë, për arsim, kulturë, shkencë, dhe rubrika tjera të cilat ai vetë mundet t’i lexojë. Me një fjalë është revistë për familjet tona.

Në anën tjetër në qoftë se fëmijët duan të shohin seriale duhet sugjeruar fëmijëve ndonjë lojë, shëtitje të vogël, të lexojnë së bashku me ta,të vizatojnë ndonjë vend të preferuar të tyre ose ndonjë aktivitet që fëmijët kanë dëshirë e pse jo edhe të dëgjoni muzikë e të vallëzojnë së bashku me ta, e shumë mënyra të tjera. Pra prindërit duhet të përdorin taktikën e orientimit pozitiv të dëshirave dhe të kërkesave të fëmijës. Po e përmendim një thënie të Sami Frashërit :” Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”. Nganjëherë gjërat teorike është vështirë të zbatohen në praktikë, por nuk do të thotë se nuk është e domosdoshme të punojmë, të përpiqemi që të gjejmë rrugë, të debatojmë e të diskutojmë që ta ndërtouar një urë, duke ndihmuar fëmijët që në këtë drejtim të zhvillojnë aftësitë dhe predispozitat e tyre.

Jeta pa rregulla dhe pa përgjegjësi nuk garanton ndërtimin e brezit të shëndoshë .Prandaj do të ishte e rrugës që të parandalojmë ndikimin negativ të serialeve, duke u përkujdesur për kohën e qëndrimit të fëmijëve para televizorit dhe lojërave elektronike. Atyre mund t’u lexohen e t’u tregohen vjersha të shkurtëra e të lehta, ose tregime të shkurtëra edukative sipas ilustrimeve të adaptuara posaçërisht për të vegjlit, ilustrime këto të përgatitura shumë bukur e me shije teknikisht me figura shumë ngjyrëshe të cilat e nxisin së tepërmi kurreshtjen e fëmijëve Pë të zgjuar interesimin e fwmijwve pwr lexim duhet filluar që prej shkollimit në çerdhe, në shkollimin fillor dhe atë të mesëm te fëmijët duhet ta instalojmë idenë që leximi është diçka e mirë. Të lexuarit libra tashmë është një fenomen në zhdukje në të gjithë botën dhe jo vetëm këtu në Maqedoni.

Në gjithë botën leximi i librave ka filluar të ketë rënie. Mirëpo, librit nuk do t’i humbë asnjëherë vlera edhe pse teknologjia po e bën të veten, njëjtë sikurse edhe filmi. Teknologjia, lojërat kompjuterike të gjitha këto e bëjnë të veten, mirëpo ne si shoqëri në përgjithësi duhet të bëjmë sa më shumë që ta përkrahim librin, të ndajmë mjete financiare, qoftë qeveria, qoftë komunat, të ndajnë fonde për biblioteka, për pasurimin e tyre, dhe për ta bërë më atraktiv leximin për fëmijët. Duke u nisur nga fakti se Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi ku përmes arsimimit shoqëritë transmetojnë dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria sigurisht se duhet bërë ndryshime.

Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqëndrueshmëri, përkundrazi ato shërbejnë për t’iu përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë dhe në këtë drejtim duhet punuar shumë, pra në ndryshimin e programeve shkollore . Programet mësimore duhet të përshtaten me ndryshimet sociale në vendin tonë, por edhe me ato globale. Ndryshimet e deritanishme jo gjithmonë kanë dhënë frytet e duhura dhe janë perceptuar shpesh nga ne si eksperimente. Reforma në arsim ka përfshirë legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, por për fat të keq ende nuk është vënë në zbatim një reformim i burimeve njerëzore, d.m.th., i kuadrit dhe emërimeve në arsim.

Pra, reformat e kryera shpeshherë e kanë gjetur të papërgatitur mësuesin për t’u përballur me të gjitha këto ndryshime. Këtu tek ne nxënësit shohin problemin dhe jo zgjidhjen; nxënësit i vënë në dukje dobësitë, por jo arritjet. Ky këndvështrim, edhe pse nuk është keqdashës bëhet shkak për krijimin e situatave të pakëndshme në mësim. Sidoqoftë është koha të zgjohemi nga gjumi, të këndellemi, t`i hapim sytë “më gishta” dhe të shohim së ku jemi dhe ku dëshirojmë të shkojmë dhe si duhet t’i edukojmë fëmijët tanë.