Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se më datë 02/03.08.2018 prej ora 22.00 deri ora 04.00, nga ana e pjestarëve të policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, Stacioni policorë Gostivar, është realizuar kontroll aksion në objektin hotelierik, me lokacion në fshatin Raven, pronë e personit J.A. (42) nga Gostivari.
Në obejektin hotelerik janë ndaluar 12 femra, nga të cilat 4 kanë qenë shtetase të Maqedonisë, 7 shtetase të Shqipërisë dhe 1 shtetase e Kosovës, të cilat kanë punuar si këngëtare dhe valltare, ku së bashku më pronarin e lokalit, janë arestuar në Stacionin policorë, për procedurë të mëtutjeshme.