Studiuesit në Singapor zbuluan se kosi me brokoli vrau 75% të tumoreve tek minjte dhe më shumë se 95 qeliza të kancerit të zorrëve të rritur në një laborator.
Brokoli përmban një kimik që lufton kundër kancerit të quajtur sulforane, ndërsa kosi përmban probiotikë, baktere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmave në stomak dhe zorrë.Bazuar në këto gjetje, hulumtuesit besojnë se kosi i bazuar në brokoli është një ‘formulë e goditjes së sëmundjes’ që mund të përdoret si parandalim i kancerit.
Hulumtuesit zbuluan se kos i bazuar në brokoli mund të shkatërronte tumoret e kancerit të zorrës së trashë
Tumoret që u zbuluan tek brejtësit ishin gjithashtu tre herë më të vogla se në një grup që nuk ushqehej me këtë përzierje.
Studiuesit e shohin atë duke u përdorur në dy mënyra – si parandalim dhe për të hequr qafe qelizat e mbetura të kancerit pas heqjes kirurgjikale të tumoreve.
Një ditë njerëzit mund të jenë në gjendje të marrin probiotikë si shtojce, së bashku me brokoli, për të shmangur sëmundjen, ose për të zvogëluar rrezikun e kthimit.
Kjo përzierje nuk kishte efekt mbi qelizat e llojeve te tjera të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe i stomakut.
Kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në SHBA dhe kanceri i tretë më i zakonshëm në meshkuj dhe femra, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Pavarësisht prevalencës së saj, është ende e paqartë se çfarë e shkakton kancerin e zorrës së trashë. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se sëmundja mund të lidhet me dietat perëndimore, të cilat zakonisht janë të larta në yndyrë dhe te uleta ne fibra.
Trashja, konsumi i alkoolit,i mishit të kuq, përdorimi i duhanit dhe mungesa e ushtrimeve fizike janë gjithashtu të lidhura me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.