Ballina Aktualitet Lajme KONGRESMENË AMERIKAN, VIZITË NË KUVENDIN E MAQEDONISË

KONGRESMENË AMERIKAN, VIZITË NË KUVENDIN E MAQEDONISË

Pesë kongresmenë amerikanë sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për kongresmenët Geri Konoli, Dina Titus, Susan Davis, David Price dhe Bill Florez. Ata sot, sipas agjendës parlamentare, duhet të realizojnë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xheferin, me tre nënkryetarët, si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, Lëvizjes Besa dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Nesër kongresmenët Konoli, Titus, Davis, Price dhe Florez do të njoftohen me aktivitetet e Institutit parlamentar.