Ndërrimin e stinëve gjithmonë e kemi lidhur dhe me ndryshimet e shumta, që pëson organizmi ynë në situata të ndryshme.
Nëse vjeshtën e kemi cilësuar si stina që na sjell ndryshim humori, kur shiu nuk na jep pushim, ose në dimër kur ditët janë të shkurtra neve na mungon dielli, ka gjithnjë e më shumë nga ata që vuajnë nga depresioni veror.Një studim i shkencëtarëve nga Los Anxhelos ka treguar se kjo është bërë një fenomen i zakonshëm. Simptomat e saj janë ndryshimi i humorit, pagjumësi, humbje oreksi, peshë dhe ankth.
Sipas psikiatrit Ian Cook, drejtor i Programit për kërkimin dhe trajtimin klinik të depresionit të Universitetit të Kalifornisë, thotë se shumë njerëz mendojnë se kjo është një shaka, por është shumë e vërtetë.
Njerëzit të cilët kanë luhatje humori në verë kanë probleme me zemër, mendime të errëta, janë të pikëlluar pa arsye dhe kanë nevojë për vetmi.