Gjykata Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimin për lëndën “Titanik”.
Seanca e fundit gjyqësore për lëndën “Titanik” duhej të mbahej më 3 korrik, por ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankullovska.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen nga PSP për shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.