Ballina Aktualitet Lajme MIRATOHET BUXHETI PËR KUVENDIN E MAQEDONISË, VITIN E ARDHSHËM MË PAK MJETE...

MIRATOHET BUXHETI PËR KUVENDIN E MAQEDONISË, VITIN E ARDHSHËM MË PAK MJETE PËR SHPENZIMET RRUGORE

Këshilli buxhetor i Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë e shyrtoi propozim-buxhetin për vitin 2019. Buxheti i tërësishëm është parashikuar të jetë 575 milionë e 836 mijë denarë.

Për një të tretën janë zvogëluar mjetet për shpenzimet rrugore, por janë parashikuar mjete për 75 zyra të deputetëve me po aq asistentë, si dhe për fillimin e hapave të caktuar reformues për pavarësi financiare të Kuvendit, për sigurim personal dhe reforma në kanalin kuvendor. Do të rriten edhe mjetet për debate mbikëqyrëse.

Deputetët në seancë kërkuan që secili prej tyre të ketë zyrë të tij të deputetëve në njësitë zgjedhore prej ku vijnë, ndërsa në Kuvend këshilltar personal.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova tha se përderisa deputetët duan këshilltarë personal, do të duhet të ndërrohet Ligji për Kuvendin.

Ajo tha se plani për vitin 2019 është shumë ambicioz, sepse Kuvendi fillon reforma.