Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë e priti në takim pune Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në rajon, për integrimet euroatlantike, si dhe për referendumin në Maqedoni.
Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se Shqiptarët, kudo që janë, duhet të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar për çdo zgjidhje në kuadër të vlerave perëndimore. Përkrahja për referendumin në Maqedoni dhe për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë është një përcaktim i qartë për të ardhmen evropiane të shqiptarëve dhe gjithë popujve të rajonit tonë.