Partia Demokratike Shqiptare sot në Kumanovë mbajti fushatë e saj përmbyllëse për përkrahjen e referendumit të 30 Shtatorit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!
Në fjalimin e tij Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mes tjerash potencoi se është përgjegjësia jonë si qytetarë dhe shqiptarë që në referendum ta vulosim përcaktimin tonë pro-perëndimor dhe 30 Shtatori është data kur shqiptarët duhet ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona. Integrimi në strukturat euro-atlantike forcon paqen dhe stabilitetin, zhvillon demokracinë si dhe hap mundësitë për një zhvillim të vërtet ekonomik në tërë rajonin – theksoi Thaçi.
Në fjalën përmbyllëse Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci bërë thirrje që me 30 Shtator të dilet dhe masovikisht të votohet PËR NATO dhe BE!