Ministria e Shkencës dhe e Kulturës e Maqedonisë, kohë më parë nxori një enciklopedi fantomë, me plot shpifje dhe gënjeshtra, si dhe vjellje vreri kundër shqiptarëve dhe historisë së tyre në trojet e veta autoktone, me shkrime tendencioze, të pabazuara në fakte historike dhe me një poshtërim total të shqiptarëve në trojet e tyre, duke i nxjerrë ata si barinj dhe rrogëtarë të sllavomaqedonasëve.
Një enciklopedi e shkruar nga ultranacionalistët serbo-bullgarë dhe nga njerëz të pavlerë, që urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe autoktonisë së tyre e shfaqën edhe me një libër voluminoz enciklopedik dhe e tërë kjo poshtërsi sllavomaqedonase u finacua nga taksapaguesit shumicë shqiptarë. Edhe kjo kaloi në heshtje, sikur mos të kishte ndodhë asgjë. Edhe pse në kualicionin qeverisës ishte BDI, një subijekt që thirrej në krahun e Luftës Çlirimtare, që në realitet, në bashkëqeverisje po i shërbente ultranacionalizmit klasik sllavomaqedonas antishqiptar.
Tani marrëzirat sllavomaqedonase paskan vazhduar me të njëjtin avaz. Po nga Ministria e Shkencëes dhe e Kulturës së IRJM-së, ministri kjo e rrethuar nga ministra shqiptarë, po të kualicionit BDI-VMRO, paskan nxerrë edhe një film monstruoz. Sipas tyre, paskan nxjerrë në ekranin e madh të palarat e UÇK-së.
Reagim.
Hamdi Ndrecaj, Komandant Panteri, njëri nga komandantët e UÇK-së, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Gjer kur duhet që ne shqiptarët te shohim nga afër idiotësitë tuaja kombëtare sllavomaqedonase, që përpiqeni të villeni vrer kundër gjithçkajes që është shqiptare?!… A po turpi juaj nuk paska kufij?…Ju jeni njerëz të pakomb, të pafe, të padinjitet. Ju, që si shtet, me një ushtri si institucion kombëtar dhe me një polici si pjese e aparatit tuaj shtetëror, u ballafaquat me forcat tona dhe foca juaj dhe epërsia në arsenal dhe njerëz ishte e mposhtur marrëzisht dhe tani po mundoheni që perms skenografise ta njollosni UÇK-në e shenjtë Kombëtare. Po jua them me plot përgjegjësi, unë Hamdi Ndrecaj- Panteri, si pjesë e zinxhirit komandues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare se filmi juaj është aq poshtërues, jo vetëm për kinematografinë sllavo- maqedonase, por edhe për vetë kombin maqedonas.
Ne u përballëm dhe provuam forcat me ju, por nuk patëm kurrë punë me civilë të paarmatosur. Madje edhe ata që ishin nën rrethimin tone, qoftë slave, apo të tjerë, u trajtuan në mënyrën më të drejtë dhe më të mirë të mundshme, sipase konventave ndërkombëtare dhe ligjeve e zakoneve të luftës, sipase Konventës së Gjenevës. Jam protagonist i rastit.
Në disa raste, e sidomose me rastin e vetëngujimit të civilëve maqedonas ne Kishën e Lzhkes, ku ishin vetëngujuar dhe vetestrehuar, shumica e popullatës sllavomaqedonase nga Tearca, Treboshi, Vratnica dhe vendet tjera të banuara me sllavomaqedonas dhe serbë, ku në mesin e tyre kishte pleq, gra, vajza, djem dhe fëmijë, kryesisht civilë dhe të gjithë ata u trajtuan dhe u respektuan, jo si robër lufte, por si qytetarë të rendit të parë dhe personalisht u mundova, me gjithë bashkëluftëtarët, që vuajtjet e tyre të jenë sa më të vogla, sepe ne ishim gjithçka aty dhe po kontrollonim atë pjesë.
Unë personalisht kam kontaktuar me OSB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar per t’i larguar nga aty, që vuajtjet e tyre të jenë zero dhe ashtu ka ndodhë. Jemi kujdesë për ta, gjersa ka arritë transporti për t’i marrë dhe për t’i larguar nga aty. Ju duhet të merreni me realitetin dhe jo me gënjeshtrat tuaja. Shqiptarët dhe UÇK-ja e lavdishme nuk mund të njolloset sipas tekave tuaja, apo sipas projekteve tuaja të turpshme. Sjelljet e njësiteve tuaja Vollci dhe Llavovi, të cilet masakruan, dhunuan dhe shkatëruan fshatat dhe vendbanimet shqipetare, duke filluar nga Luboteni, Poroja dhe vendet e shumta, ku banojnë shqipetarët autoktonë.
Njerëz të kinematografisë së turpit sllavomaqedonase, dashtë e pa dashtë të pyesin protagonistët e vërtetë dhe OSB-në, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe TV-në tuaj KLUQ, që ishte në vend të ngjarjes në shumicën e rasteve dhe të merreni me intervistat e qytetarëve sllavomaqedonas, që asnjëri nga ta nuk e pat thënë asnjë fjalë të keqe për sjellejet e djemve të UÇK-së dhe të komandantëve të terrenit. Po, si duket paskeni harruar që Tribunali i Hagës nuk ka inicuar asnjë aktpadi kundër veprimeve të pjesëtarëve të UÇK-së, që kanë rënë në kundërshtim me ligjet dhe zakonet e luftës.
Përkundrazi,Tribunali Ndërkombëtar ka ngritur akuza kundër ministrit tuaj Lube Boshkovski dhe shumë krerëve të policisë dhe të ushtrisë suaj, të cilët në vazhdimësi kanë shkelë ligjet dhe zakonet e luftës. Lufta e UÇK-së kundër shtetit dhe forcave tuaja ishte një luftë e pastër dhe e kthjellët si loti i fëmijëve, por të ndytë jeni ju dhe politikat antishqiptare tuajat, që nuk kanë të ndalë nga shpifjet dhe trillimet. Prandaj. ju lusim që mos të luanin me durimin e pjesëtarëve të U<çk-së, sepse askujt nuk po i bëni nder.
Po jua kujtoj dy parime të vlerësuara nga ndërkombëtarët:
1. UÇK-ja ishte njëra nga guerilet më të suksesshme në glob, gjatë tërë histories së guerileve botërore
2. UÇK-ja kishte treguar se është një ushtri, një guerile, që ka bërë një luftë më të pastër nga të gjitha guerilet e tërë historisë.
Filmin tuaj të turpshëm mund ta prezantoni në Rusi, Serbi dhe në Ruandë, Ugandë dhe kohë pas kohe, t’ua prezantoni komitëve tuaj. Ndoshta mund të fitoni ndonjë duartrokitje.
Turp të keni. Ju nuk jeni fajtorë, sepse ju jeni një popull hiç dhe akademitë tuaja dirigjohen nga politika serbo-ruse antishqiptare, por fajtori kryesor është faktori shqiptar bashkëqeverisës, që shitet dhe blehet për një kilogram lesh dhie dhe reagimi i tyre është, jo vetëm i mangët, por hiç reagim. Pasi që ju dhe dëshira juaj, që e quani veten maqedonas, të atij shteti monstrum, nga tani do t’i hapim letrat dhe do t’i inicojmë rastet e Hagës.
Unë personalisht do t’i marr tre përsipër të gjitha krimet, në rast se kanë ndodhë dhe janë kryer nga Brigada 112 “Mujdin Aliu”, njëra nga brigadat që posedonte më së shumti terren dhe kontrollonte edhe qytetin e Tetovës me rrethinë.
Hamdi Ndrecaj- Komandant Panteri, Brigada 112 “Mujdin Aliu”
Ushtria clirimetare Kombetare .
03.09.2018