Jeton në një fermë në Backa, Suedi, ylli i ri i futbollit suedez. Të gjitha dritat janë për Lotta-n, një lopë që pëlqen të luajë futboll. Natyrisht, jo me një top të thjeshtë, por më të përshtatshëm për madhësinë e saj.
Videoja e postuar në “Facebook” me shfaqjet e saj në terren, në vetëm një javë, ka marrë mbi dy milionë e gjysmë shikime. Një habi e madhe për kujdestarin e saj, i cili tani ka duhet të merret me deklarata dhe intervista televizive. Kush e di nëse do të ketë ndonjë edhe ofertë edhe nga disa klube futbolli?.