“Si deri te rendi dhe qetësiа më е madhe tek objektet shkollore dhe siguri më të madhe të nxënësve, ishte qëllimi i takimi të përfaqësuesve të Departamentit për parandalim pranë Sektorit Për Punë të Brendshme Tetovë me përgjegjësit e shkollave fillore dhe të mesme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
Sipas tij, takimi paraqet aktivitet të planifikuar duke marrë parasysh fillimin e vitit të ri shkollor.
Vlerësim i përbashkët i takimit, sipas Josifovski është se bashkëpunimi duhet vazhduar në drejtim pozitiv dhe të dy palët të angazhohen në detektimin dhe shkatërrimin e dukurive devijuese negative shoqërore në të cilat pjesëmarrës janë apo mund të jenë nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takim i këtillë në fillim të muajit ishte organizuar edhe me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit.