Në një intervistë për Qendrën për gazetari hulumtuese Scoop, ambasadori gjerman në Maqedoni Thomas Gerberich ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni. Në pyetjen për interesimin e madh të qytetarëve të Maqedonisë për të migruar në Gjermani, ai konfirmoi se numri i aplikimeve për viza pune është jashtëzakonisht i madh duke marrë parasysh numrin total të banorëve.
Geberich theksoi se shumica e aplikimeve vijnë nga punëtorët sezonal, mjeshtrit dhe një numër i madh nga punonjësit shëndetësorë.
“Për momentin, nuk e di numrin e saktë të aplikuesve sepse nuk mbajmë statistika, por e di se në Gjermani jetojnë rreth 100 mijë shtetas të Maqedonisë. Çdo ditë ka 70 deri në 80 aplikime për viza pune. Për një vend me 1.500.000 banorë, ky është një numër i madh. Ndoshta jo të gjithë aplikuesit do të marrin vizë, por 50 njerëz me siguri se do të marrin. Njerëzit duhet të qëndrojnë në Maqedoni, sepse reformat nuk mund të realizohen nëse të gjithë largohen për në Gjermani, apo jo?”, tha Gerberich.
Ambasadori komentoi edhe referendumin e 30 shatorit, duke thënë se Maqedonia nuk do të ketë mundësi më të mirë për bisedime për anëtarësim në NATO dhe BE.