Shëndeti është pjesa më e rëndësishme për të cilin secili nga ne duhet ti kushtojë një vëmendje të veçantë për shumë arsye.
Shumë studime tregojnë se lejimi i dritës së diellit në dhomë përmes dritareve eliminon bakteret që jetojnë në pluhur.
Studiuesit në Universitetin Oregon kanë gjetur se dhomat e errëta kanë baktere të gjalla dhe të afta për t’u riprodhuar rreth 12%. Kjo krahasuar me 6.8% të baktereve të cilat i janë ekspozuar dritës natyrale dhe 6.1% të baktereve që i janë ekspozuar dritës UV e që janë të afta për t’u riprodhuar.
Udhëheqësi i studimin Ashkaan Fahimipour ka deklaruar se njerëzit shpenzojnë shumicën e kohës në hapësira të mbyllura, ku ekspozimi ndaj pjesëzave të pluhurit që bartin baktere të ndryshme, na bën të sëmuremi.
Asnjëherë mos i anashkaloni këshillat që duhen për të pasur një shëndet sa më të mirë dhe larg virozave.