Ushqimet nuk janë të gjitha njësoj: ja cilat janë ushqimet që favorizojnë takimet me shkallë të lartë erotizmi në shtrat
Seksi dhe ushqimi shkojnë dorë për dore: nuk është ndonjë risi, duke pasur parasysh që ushqimi është thelbësor për shëndetin tonë. Për t’u përgatitur më mirë për një takim romantik, përveç të brendshmeve që duhen të jenë të përshtatshme për situatën dhe seancës te parukieri, mbani mend se për darkën me qirinj duhet t’i kushtoni vëmendje edhe ushqimit. Këtu janë pesë ushqime që do të jenë aleatë të shkëlqyeshëm për një performancë për t’u mbajtur mend dhe disa sugjerime për të shmangur turpin.
Çokollata: Ushqimet afrodiziake pa dyshim i kryeson çokollata. Të pasura me flavanolë, antioksidantë të pranishëm në kakao, çokollata përmirëson performancën, sepse ajo është e pasur me substanca antioksidante që nxisin qarkullimin e gjakut me përfitim konsekuent të tonicitetit të trupit, i cili është vendimtar për takimet me nivel të lartë erotizmi. Çokollata gjithashtu përmban kafeinë, serotoninë dhe endorfinë, që ndikojnë te neurotransmetuesit tanë, duke vepruar si stimulues si dhe japin energji, fokus, dëshirën seksuale dhe ndjenjën e kënaqësisë.
Nektar i ëmbël: Mjalti është gjithashtu një aleat i madh i erosit. I pasur me vitaminë B dhe kripëra minerale, përveç vlerave të dobishme për shëndetin tonë në përgjithësi, me sheqernat e tij stimulon prodhimin e lëngut seminal. Mjalti gjithashtu përmban një element që ndihmon për të rritur nivelet e estrogjenit, hormonet kryesore seksuale femërore dhe ngre nivelin e testosteronit, hormoni përgjegjës për dëshirën seksuale. “Muaji i mjaltit”, përveçse shumë i ëmbël, mund të jetë vërtet shpërthyes.
Banania e verdhë: Përtej formës, e cila shpesh përdoret në mënyrë aluduese, ky frut është i pasur me ushqyes si vitamina B, kalium, magnez dhe minerale të tjera që japin energji. Bananja gjithashtu përmban një enzimë që i përket familjes Bromeliaceae, e cila nxit epshin duke luftuar edhe impotencën. Asnjëherë mos qëndro pa të!
Luleshtrydhet: Së bashku me çokollatën, luleshtrydhja është një nga ushqimet më të forta afrodiziake: kombinimi është të paktën lakmitar. Të zhysësh një luleshtrydhe në çokollatë të shkrirë është një përvojë pothuajse mistike, por sigurisht nëse asnjëri nga të dy parterët nuk vuan nga alergjia ndaj këtyre frutave. Luleshtrydhet në formë zemre janë të shijshme, të lehta dhe të shëndetshme: perfekte për një konsum që vepron si një prelud për një takim ku ëmbëlsia dhe pasioni janë fjalë kyçe.
Zjarri i kuq: Piperi është konsideruar gjithmonë një afrodiziak që nuk mund të shmanget. Kjo specie e një mijë virtytesh është një kardiokirimtari natyral, përmirëson qarkullimin dhe forcon sistemin imunitar. Falë capsicinës, një alkanoid që është përgjegjës për shijen pikante, piperi vepron në vazodilatacionin periferik, duke stimuluar mbaresat nervore dhe duke rritur rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale. Zjarri i pasionit fillon nga këtu.
Të shmangen si “murtaja”: Para një takimi romantik le të harrojmë ushqimet e skuqura, të rënda dhe të vështira për t’u tretur, mishin e kuq, bishtajat dhe fasulet në veçanti, gjithashtu duhet shmangur djathi, i cili përveçse është shumë kalorik, mund të lërë edhe një erë të keqe. Pra duhet të bëjmë kujdes me ushqimet edhe në këtë rast.