Shumë prej nesh i pëlqejnë shumë ndryshimet sezonale, sidomos kur kalohet nga vera në vjeshtë.
Gjethet fillojnë të bien, gjithçka mbulohet nga ngjyra e artë, fillon flladi i freskët dhe ne gjejmë ngushëllim duke u rikthyer në aktivitetet tona pasi jemi “shpërqendruar” gjatë pushimeve.
Por për miliona njerëz që vuajnë nga ankthi, madje edhe ata që nuk vuajnë, ardhja e vjeshtës e shton disi ankthin. Ata kanë ndjenja të fuqishme shqetësimi, nervozimi dhe paniku.
Çfarë është ankthi i vjeshtës?
Mike Dow, autor i “Mendo, Vepro dhe Ji i lumtur” thotë se ankthi i vjeshtës shkaktohet nga parashikimi i kalimit nga vera në vjeshtë. Vera, siç e dimë të gjithë, zakonisht lidhet me argëtimin, udhëtimin dhe kohën e lirë. Për shumë prej nesh, ardhja e vjeshtës do të thotë më shumë përgjegjësi, duke përfshirë kalimin e një kohe më të gjatë në punë.
Dow thotë: Simptoma kryesore e ankthit të vjeshtës është një ndjenjë e pritjes edhe nëse nuk e dini se çfarë po prisni saktësisht”
Dow gjithashtu shpjegon se zvogëlimi i ditës dhe moti i ftohtë mund të ndikojnë në nivelin e aktivitetit të njerëzve dhe rrjedhimisht në disponimin e tyre pasi kalojnë më pak kohë me miqtë ose jashtë.
Simptomat e ankthit të vjeshtës përfshijnë:
Shqetësim;
Tensioni i muskujve;
Ripërtypje;
Sulme paniku;
Vështirësi në tretje;
Probleme me gjumin.
6 hapa për të mposhtur ankthin e vjeshtës:
Ecni jashtë gjatë drekës
Shtoni më shumë salmon dhe arra në dietën tuaj
Plotësoni kalendarin tuaj me hobi dhe data për takime mes miqsh
Merrni 10 minuta kohë për t’i kushtuar vëmendje pesë shqisave tuaja
Kushtojini vëmendje mendimeve
Merrni në konsideratë terapinë.