Këto janë të mirat e stresit në organizëm
Të gjithë i dimë efektet e shumta negative të stresit në shëndet dhe organizmin e çdo njeriu. Normalisht, pjesa më e madhe e studimeve flasin për negativitete, por nuk është gjithmonë kështu.
Studimet më të fundit sugjerojnë se stresi ka edhe efekte pozitive në shëndet.
Truri juaj mund të përmirësohet në përpunimin e informacionit të ri, të paktën kur ky informacion është “një lajm i keq”.
Stresi ndonjëherë mund të jetë një gjë e mirë, sugjeron një studim të ri.
Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, por kur ndiheni të relaksuar, ju jeni të prirur të përqafoni informacione pozitive mbi informacionin negativ.