Këshilltari i Lëvizjes Besa në komunën e Tetovës, Besar Durmishi ka numëruar dështimet e Teuta Arifit me menaxhimin e buxhetit të komunës, ku në shumë segmente investimet janë 0 %.
Ja postimi i plotë:
Komuna e Tetovës në buxhetin e saj planifikon aq punë të mdhaja sa që të bën të mendosh se punët shkojnë si në një qytet të zhvilluar Europian, ndërsa kur analizon realizimin e projekteve të buxhetit kupton se jemi një ndër qytetet më të prapambetura të ballkanit.
– Kryetarja e komunës planafikon :
– 14,000,000 milion denar në buxhet për mbeturinat, ndërsa realizimi për këto 8 muajt është 0 %.
– 6,000,000 milion denar në buxhet për NPK (ujin,sistemin dhe furnizimit me ujë), ndërsa realizimi për këto 8 muaj është %.
– 2,000,000 milion denar në buxhet për parkinget e qytetit, ndërsa realizimi për këto 8 muajt është 0 %.
– Në bazë të të dhënave të komisionit për financa dhe buxhet për 5 vite me rradhë në buxhet planifikohen mjetet, por realizimi i tyre është 0%.
– Si rezulltat i dështimit thithim ajër të helmuar nga djegia e mbeturinave në f.Trebosh, ujin helmues e pijmë ne që jetojmë në Tetovë dhe Kryetarja e Komunës nuk ndërmerr as edhe një hap për zgjidhjen e këtyre problemeve që dita ditës janë tu i marr jetët tona./Pacensure