Kjo nuk është betejë vetëm për emrin, por betejë për Maqedoninë që fiton. Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
“Qeveria nga dita në ditë e tregon tërë pafuqinë e saj dhe ligështinë, kjo nuk është betejë vetëm për emrin dhe marrëveshjen e dëmshme, kjo është betejë e çdo njëri kundër këtij pushteti, për drejtësi, dënim të krimit, për jetë më të mirë, për ardhmëri më të mirë, për Maqedoni e cila fiton”, ka shkruar në llogarinë e tij në twitter Mickoski, përcjell SHENJA.