Kjo është shtëpia ku ka jetuar Xhisiela Maloku. Jashtë banesës nuk shihet asnjë patrullë policie, edhe pse Prokuroria i ka ofruar mbrojtje 25-vjeçares, kjo e fundit nuk ka pranuar. Në banesën ku ka jetuar e reja ndodhet vëtëm gjyshi, Taf Maloku, që tregon për Tv Klan se si është njohur me rastin e mbesës së tij.
“Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia”.
Familja Maloku është përballur me disa fatkeqësi. Babai i i Xhisielës ka mbetur i vrarë në vitin 1997. Gjyshi i Xhisielës tregon se kjo ështe një çështje mes te rinjsh dhe i bën apel politikës të qëndrojë larg.
“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë. Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë”.
Xhisiela Maloku ka denoncuar për dhunë ish të dashurin e saj Rrexhep Rraja, që do të qëndrojë në burg për akuzën e përndjekjes. 25-vjeçarja publikisht ka mohuar se ndaj saj është ushtruar dhunë dhe kallëzimet i ka bërë për shkaqe xhelozie.
Video: