Ministria e Ekonomisë do të ndajë 16,5 milion denarë për restaurimin e 160 vitrinave të dyqaneve të zanateve në Komunat Çair, Qendër, Manastir dhe Ohër. Projekti, qëllimi i së cilit është të ruhet autenticiteti i çarshive të vjetra ka filluar në vitin 2015, dhe si rezultat i efekteve pozitive do të vazhdohet edhe tani tha ministri Bekteshi.
“Vitrinat plastike dhe nga alumini u hoqën dhe u zëvendësuan me vitrina të drurit, që të mos humbin pamjen e tyre autentike. Shkrimet mbi dyqanet ishin të rregulluara në mënyrë të unifikuar, në platformë të drurit. Strehët janë të ngjashme por me ngjyrë të ndryshme, që të dallohen mes vete”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.
Pronarët e dyqaneve janë të kënaqur me pamjen e vitrinave, por ka edhe të tillë që nuk pajtohen me ministrin se efektet e projektit janë të dukshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për profitin, në fakt interesimin e turistëve për të blerë. Pronarët e dyqaneve mendojnë se në Çarshinë e vjetër të Shkupit ka më shumë shëtitës sesa blerës, dhe se në Çarshi mungojnë edhe shumë sende të tjera.
ANKETË:
-Ka njerëz, ka lëvizje, por nuk ka blerës. Mungojnë çezma, shporta, kalldrëmet po thyhen.
– Nuk dhashë që të bëhet vitrina ime për shkak se në mënyrë emocionale jam i lidhur me të.
-Ka shumë turist nga Turqia, çdo të dytën ditë vijnë turist, vetëm çarshia u intereson. Është e çuditshme si po ndërtohet, unë jam këtu që 50 vjet, më herët nuk guxonim as një plloçë të vendosim, tani demokraci, burokrati, çfarë duan bëjnë.
Në disa vitet e fundit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit janë rinovuar gjithsej 60 vitrina të dyqaneve për çka Ministria e Ekonomisë ka ndarë 9 milion denarë, 6 milion për realizim dhe 3 milion për zgjidhje projektimi.
Përgatiti: Aleksandra Velinova