Shumë vende po përballen me problemin e rritjes së personave të cilët zgjedhin që të martohen vonë ose të preferojnë të mos martohen. Si zgjidhje është menduar nga shumë vende aplikimi i një takse, si një mënyrë për të shtyrë të rinjtë të mendojnë një zgjidhje.
Kjo taksë në fakt nuk është e panjohur në Shqipëri. Në komunizëm nuk ishte e preferuar të rrije beqar e madje, kjo shkaktonte edhe vështirësi në ngjitjen në karrierë.
Në fakt, duket se kjo ishte e bazuar edhe në një dekret të Kuvendit Popullor më 9 shkurt të vitit 1951, ku beqarët tatoheshin.
Kush është beqar paguan dhe gjobë.
Tatimi vendosej për meshkujt 20-50 vjeç dhe femrat 20-40 vjeç, që ishin beqarë, të ve, të shkurorëzuar dhe pa fëmijë.
Dokumentet më poshtë janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Dekreti për “Tatimin e beqarëve”, Republika Popullore e Shqipërisë, 1951.
Më 9 shkurt të vitit 1951.
Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë miratoi Dekretin nr. 1222 mbi tatimin e beqarëve.
Ligji prekte meshkujt 20-50 vjeç dhe femrat 20-40 vjeç, që ishin beqarë, të ve, të shkurorëzuar dhe pa fëmijë.
Punëtorët dhe nëpunësit tatohen me 3% mbi të ardhurave, zejtarët, tregtarët dhe profesionistët me 4% mbi të ardhurat.
Ndërsa fshatarët me 600 lek në vit dhe të tjerët 200 lek në vit.
Tatimi paguhej më 1 korrik dhe 1 dhjetor të çdo viti.
Ata që kishin të ardhura të tjera dytësore, tatoheshin edhe mbi ato të ardhura.
Prej ligjit përjashtoheshin ushtarët dhe nënoficerët, nxënësit dhe studentët.
Gjithashtu edhe invalidët e luftës dhe të punës, shtresat me të ardhura të pakta ekonomike dhe klerikët që nuk martohen.
Dekreti u hartua duke marrë parasysh nivelin ekonomik të vendit, si dhe i mbështetur në eksperiencën Sovjetike, siç thotë relacioni bashkangjitur dekretit.
Ndryshimi me ligjin përkatës të Bashkimit Sovjetik është shuma e tatimit.
Kjo shumë në Shqipëri është zbritur në shifrën bujare të gjysmës ose pak më shumë se gjysmës së tatimit të BS, nga 6 në 3%.
Mund të ndiqni videon në min 6.