Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) më shumë se 430.000 njerëz në SHBA humbin jetën çdo vit si pasojë e duhanpirjes, duke u shndërruar në një prej vrasësve të kryesorë. Ndër dëmet kryesore të shkaktuara prej tij përmendim: çrregullimet kardiovaskulare dhe pulmonare, plakja e parakohshme, tumoret e ndryshme etj. Megjithatë sipas ekspertëve të ndryshëm të shëndetit, dëmet e duhanit në organizëm mund të minimizohen nëse ndiqni një dietë të ekuilibruar ushqimore.
Ata këshillojnë që të pini të paktën dy litra ujë në ditë për të larguar toksinat, si dhe të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë antioksidantësh si limon,fruta pylli, çaj jeshil, sardele, patëllxhan, kivi, brokoli, domate etj. Çfarë duhet të evitoni në tavolinë? Kush pi duhan duhet të evitojë ose te paktën të limitojë konsumin e kafesë, por edhe ushqime të tjera si mishi dhe derivatet e tij, sheqernat industrialë, pijet me gaz dhe me ngjyrues dhe pijet alkoolike./Living