Eksperti i çështjeve ekonomike, akademik Abdulmenaf Bexheti, vlerëson se tatimi progresiv është në të mirë të qytetarëve, pasi sipas tij nuk është e drejtë që ata të cilët kanë të ardhura 10 fish më të mëdha, të paguajnë tatime në mënyrë proporcionale. Duke komentuar atë që shumë afaristë janë kundër kësaj mase, Bexheti tha se ajo ka të bëjë me mënyrën se si u plasua kjo reformë nga ana e Qeverisë, ndërsa kur të sqarohen të gjitha aspektet e saj, nuk do të ketë asnjë impakt negativ tek bizneset.
Abdulmenaf Bexheti, ekspert i ekonomisë
“Qëndrimi im personal është se është e pranueshme, krahas asaj se un jam djathtist mirëpo përkas asaj se, vërtetë nuk është e njëjtë se dikush që realizon 10 herë më shumë të ardhura, të paguaj tatime në mënyrë proporcionale. Mua personalisht më përfshin kjo, por jam pozitivisht objektiv”.
Mirëpo, afaristët janë të ndarë në mendime sa i takon kësaj çështjeje. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Hiseni, shprehet se kanë anketuar rreth 500 biznese dhe ata në mënyrë kategorike e hedhin poshtë këtë reformë. OEMVP kërkon që kjo masë të paktën të prolongohet 5 vite, përshkak se mënyra se si ajo është prezantuar është e pa pranueshme, ngaqë nuk e kanë konsultuar komunitetin e biznesit.
Drilon Hiseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së
“Ne jemi kundër të dhënave shtesë që do i ketë biznesi në operimin e tyre ditorë d.t.th çdo tatim shtesë ndikon në likuiditetin e bizneseve dhe në parim jemi për t’u bërë analiza më të thella dhe të shihen cilat janë modalitetet më të mira, që të pajtohen, të harmonizohen qëndrimet mes më shumë palëve të interesuara…Ne kemi kërkuar që kjo reformë të prolongohet për një periudhë pesë vjeçare”.
Ndërkaq, për biznesmenin Menderez Kuçi, ajo është e pranueshme, por me kusht që të dihen efektet që sjellë ky tatim, i cili pritet ta zvoglojë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.
Menderez Kuçi, biznesmen
“Nga shkaku se jam për tatim progresiv të të ardhurave të cilat realizohen mbi një normë të caktuar, limitin nuk e kemi vënë sepse nuk jemi konsultuar dhe pikërisht në këtë drejtim është ajo mungesë që them unë në raport edhe me Qeverinë, por edhe me Odat, por jam dhe nuk jam i vetmi ithtar i këtij mendimi, se ata që realizojnë të ardhura më të mëdha duhet të paguajnë më shumë”.
Ditë më parë Ministria e Financave prezantoi tatimin progresiv i cili vlen për të ardhura mbi 90 mijë denarë. Nga kjo masë pritet të sigurohen 25 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për luftë kundër varfërisë. Emine Ismaili /SHENJA/
https://youtu.be/nVSmkpojS7o