Ballina Shëndeti Këshilla Këshilla për të krijuar miq të mirë

Këshilla për të krijuar miq të mirë

Marrëdhëniet sociale janë shumë të rëndësishme për jetën tonë. Të gjithë kemi nevojë për  disa miq rreth vetes, për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme. Miqtë na e bëjnë jetën me të lumtur dhe më të lehtë, nëse janë të sinqertë. Për të qenë sa më social, ne po ju prezantojmë me disa këshilla të vogla.

Mbani në mend emrat

Njerëzve u pëlqen kur u mbani në mend emrat. Kjo tregon se jeni të interesuar për ta dhe është një mënyrë tejet e mirë për të ndërtuar miqësi.

Dëgjoni

Fillimisht pyesni për gjëra që personave që keni përballë iu interesojnë. Gjithashtu i dëgjoni ata me vëmendje që të keni një bashkëbisedim të frytshëm.

Bëhuni të sinqertë

Tregoni sinqeritet dhe flisni të vërtetën me miqtë tuaj. Mungesa e sinqeritetit mund të shkaktojë probleme të panevojshme.

Bëni komplimente

Mos ngurroni të  thoni fjalë të mirë në drejtim të tyre . Askush nuk dëmtohet  nga fjalët e mira, edhe pse nganjëherë njerëzit nuk dinë si t’i pranojnë ato.

Respektoni hapësirën e tjetrit

Asgjë nuk e vret miqësinë më shumë se ngufatja e tjetrit. Jepni hapësirë për miqtë tuaj. Njerëzve nuk u pëlqen të manipulohen apo të zotërohen nga të tjerët.