Një orangutang femër që është mbajtur si një prostitutë në një fshat indonezian bërtiti dhe u bë agresiv, kur zonja e shtëpisë publike, e cila e mbante rob, e vizitoi atë në një qendër shpëtimi.
Pony, një orangutang bornean e rrezikuar, u zbulua në shkurt të vitit 2003 në një dhomë të errët në fshatin Kareng Pangi, e lidhur me zinxhirë në një mur dhe e shtrirë në dyshek.
Ajo ishte shfrytëzuar pa mëshirë nga fermerët lokalë të vajit të palmave që vinin në fshat, të cilët paguanin 2 dollarë për të bërë seks me të.
Vëllai i zonjës, e cila e skllavëroi Ponin, fillimisht u lejua të vizitojë atë një herë në muaj në një qendër konservimi për të “ulur rrezikun e ndëshkimit mes fshatarëve” të cilët ishin të zemëruar që ajo ishte marrë.
Michelle Desilets, drejtoreshë e Fondacionit Borneo Orangutan Survival në Mbretërinë e Bashkuar, kur Poni u shpëtua, i tha The Mirror: “Miku im Lone [Droscher-Nielson], i cili shpëtoi Ponin, duhej të sillte 30 oficerë të ushtrisë kur ajo u morr prej andej”.
Më pas, zonja e shtëpisë publike e vizitoi Ponin në një marrëveshje mujore për të zvogëluar rrezikun e ndëshkimit.
“Por çdo herë që Poni e shihte atë ajo bërtiste dhe refuzonte t’i qëndronte pranë. Ne u detyruam të rrisim sigurinë dhe t’i ndalim vizitat”, thanë zyrtarët.
Poni është rrëmbyer nga nëna e saj kur ajo ishte një fëmijë, ndërsa pronarët e saj e trajtuan jashtëzakonisht ashpër, duke e rruar atë çdo dy ditë dhe duke e detyruar atë të mbante parfum.