Pas 27 prillit, Aleanca për Shqiptarët ka parashtruar kërkesë për sigurim personal të deputetit dhe liderit të ASH-së Ziadin Sela. Kjo kërkesë është bërë para më shumë se një viti për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga huliganë dhe grupe të ndryshme nacionaliste maqedonase.
Ditëve të fundit janë aktualizuar sulmet ndaj Ziadin Selës nga disa portale të afërta me pushtetin. Këto sulme të porositura, të pa baza dhe tendencioze, kanë për qëllim defokusimin e opinjonit nga zbardhja e të vërtetës për 27 prillin me theks të veçant për rolin e BDI-së në këtë skenarë. Nëse BDI nuk ka qenë pjesë e këtij skenari atëherë përse Agim Nuhiu nuk ka aprovuar kërkesën e Ziadin Selës, kurse kërkesën e Mickovskit e ka aprovuar menjëherë brenda një jave?