Dashuria e thellë për flamurin tonë kombëtar, por edhe në kudër të festave të nëntorit ka vënë në punë mendjen e një vajze të re nga Fieri, e cila ka realizuar një flamur aspak të zakontë.
Bëhet fjalë për 22-vjeçaren, Lediana Sula, e cila për realizimin e flamurit kombëtar ka përdorur plotë 36,000 mijë gozhdë duke realizuar një punim të rrallë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, e reja ka treguar mbresat që i ka lënë ky punim, ndërsa për krijimin e flamurit me mbishkrimin “Ti Shqipëri më jep nder” i ka zgjatur plot dy muaj. Ajo shkruan se fare mirë mund të zgjidhte ta mbante në dhomën e saj, por para kësaj po shqyrton mundësinë për ta shitur për të interesuarit e këtij punimi.
“Punim artistik me gozhdë! 70cm×50cm. Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë. 36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot.
Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar.Gëzuar 28-29 Nëntorin! Për një Shqipëri të begatë!”, shkruan autorja e punimit.