Ekipi i 1TV në Budapest është paraqitur para njërës nga kancelaritë e kryeministrit Viktor Orban. Godina ndodhet përballë Parlamentit dhe sipas informacioneve, pikërisht aty ndodhet njëra nga disa kancelaritë e kryeministrit.
Ekipi u përpoq që të futet dhe ta kërkoj kryeministrin Orban, por nga shërbimi u informuan se kryeministri ndodhet në Parlament. Gazetarja Kristina Atovska kishte mundësinë të flas me liderin e opozitës, Koalicioni Demokratik, transmeton Tetova News.
Qëndrimi i tij për këtë çështje është se Hungaria nuk guxon që të bëhet shteti që do t`i mbrojë kriminelët, edhe pse në këtë moment ka një praktikë të tillë. Siç paralajmëruan, ata do t`i drejtohen BE-së dhe të gjitha institucioneve të rëndësishme evropiane që të ndërmarrin masa ndaj sjelljes së kryeministrit Orban.
Sipas opozitës, veprimet e këtilla i bëjnë vetëm shtetet jodemokratike dhe autoritare dhe jo shtetet që janë anëtare të BE-së dhe siç thonë, nuk duan që Hungaria t`i mbrojë kriminelët.
Për veprimet e Viktor Orbanit thonë se ai i selekton azilantët dhe ekzistojnë emigrantët vip që nuk rrijnë në zona të mbyllura, dhe jo vetëm që janë në liri, por edhe nën mbrojtjen dhe sigurinë e fortë të policisë, siç është rasti me Gruevskin.
Opozita ka informacione se Viktor Orban, për fat të keq, me polici i mbron këta kriminelë, që sipas tyre, paguajnë lirinë dhe azilin.Ata kanë bërë krahasimin me një rast tjetër, kur të dënuar nga Arabia Saudite kanë ikur në Budapest, kurse Viktor Orban jo vetëm që u dha strehim, në kundërshtim me procedurat, por u dha edhe mbrojtje policore.
Sipas burimeve të ekipit të 1TV, Orban të njëjtën po bën edhe me Gruevskin, kurse këta emigrantë VIP paguajnë çmimin, por befason numri i tyre që është rreth 20 mijë, të cilët nuk ikin nga lufta, por kanë kryer ndonjë vepër penale dhe e dijnë se në Hungari mund ta blejnë lirinë e tyre./TetovaNews