Ballina Shëndeti Këshilla 3 frikërat që të bëjnë të mbetesh beqare

3 frikërat që të bëjnë të mbetesh beqare

Ka gra që janë shumë të shqetësuara për moshën, faktin se ato janë të bukura dhe ende nuk kanë një partner. Por të kesh një partner nuk ka të bëjë fare me fizikun, ajo shkon shumë më tej. Frika është ajo që prek të gjitha gratë dhe i bën ato të qëndrojnë beqare. Ja disa nga këto frikëra:

Ju nuk jeni gati

Për fat të keq, shumë gra mendojnë se për të gjetur një person që vërtetë i do, ato duhet të plotësojnë disa kërkesa: “Unë duhet të humbas peshë”, “Duhet të jem më dalëse”, “Duhet të jem më e kulturuar”.

Kur i vendosni këto aspekte në plan të parë dhe lini mënjanë ndjenjat tuaja, ajo që po i thoni vetes është: “Unë nuk jam mjaftueshëm e mirë për atë person nëse nuk ndryshoj disa nga qëndrimet e mia”.

Nuk i plotëson të gjitha pritjet tuaja

Diçka që duhet mbajtur mend është se kurrë nuk do të gjeni princin e kaltër të filmave. Të gjithë njerëzit kanë defekte, madje akoma më shumë kur e idealizojnë atë njeri me cilësi të përsosura, punoni më shumë me tolerancën tuaj dhe hapni mendjen tuaj.

Ju mund ta doni një person edhe nëse ai ka disa ide të ndryshme nga tuajat. Kjo, në vend të konfliktit, duhet të jetë një mundësi për të mësuar që t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Kjo është një nga gjërat më të pasura në një marrëdhënie: që ata të plotësojnë dhe të kultivojnë njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet e tyre.

Ju mendoni se është vonë

Sigurisht që keni thënë ose dëgjuar fraza si: “Të gjithë miqtë e mi janë martuar dhe unë nuk kam të dashur”, “Kam humbur trenin”, “Në moshën time nuk duhet të mendoj për këto gjëra” “Kam humbur të gjithë shpresën tani”. Kjo është një nga arsyet kryesore pse shumë gra dorëzohen në mundësinë e gjetjes së një partneri të qëndrueshëm.

Disa besojnë se mosha përcakton suksesin në marrëdhëniet sentimentale, por në realitet nuk është ashtu. Nuk ka moshë “ideale” për të takuar personin e duhur. Ka nga ata që e gjejnë dashurinë në moshë të re, por kjo nuk do të thotë se kështu duhet të jetë me të gjithë njerëzit.

Burimi / emozionifeed.it/R.Psikologjia