Ballina Aktualitet Lajme Arratisja e Gruevskit, eurodeputetja kritikon Hungarinë

Arratisja e Gruevskit, eurodeputetja kritikon Hungarinë

Euro-deputetja Judith Sargentini, e cila dorëzoi amendamentin për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevksi në Parlamentin Evropian pak kohë më parë, iu bën thirrje shteteve anëtare të Unionit që të ushtrojnë presion ndaj Hungarisë me qëllim që ta rishqyrtojë vendimin. Sargentini, kritikuese e ashpër e politikave anti-evropiane të qeverisë së Orbanit, thekson se është e papranueshme që liderët politik të Partisë Popullore Evropiane nuk reagojnë thuajse fare për çështjen e azilit të Gruevskit.

Kjo varet nga presioni që shtetet e tjera anëtare duhet ti bëjnë Hungarisë. Është e pabesueshme mënyra se si Hungaria i trajton refugjatët. Ata mbyllen në kushte të tmerrshme, nëse vjen nga një shtet i sigurt për Hungarinë është shumë e vështirë të kërkosh azil.. ndërsa këtu kemi të bëjmë me një politikan të dënuar, të korruptuar, i cili merr azil brenda pak ditësh pa shkuar fare në Qendrën për ndalim. Kjo dëshmon edhe një herë se qeveria hungarezi vepron jashtë standardeve. Por ajo që më shqetëson mua është se shtetet e tjera anëtare ashtu sikurse lidershipi politik i Partisë Popullore Evropiane nuk ndërmerr asgjë..”- tha Judith Sargentini, deputete e PE-së.
https://youtu.be/6zKegoxZiP4

Sargentini vlerëson se veprimi i Hungarisë është në kundërshtim me sundimin e të drejtës dhe përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Komisioneri Evropian Johanes Han nga ana tjetër tha se megjithëse mbështet amendamentet e Parlamentit Evropian, nuk beson se Hungaria do ta ekstradojë Gruevskin.

Mesa kuptoj, nuk ka marrëveshja mes dy vendeve, prandaj mendoj se do jetë e mundur një gjë e tillë”- pohoi Johanes Han, komisioner evropian për zgjerim.

As Amendamentet e Parlamentit Evropian dhe as kërkesa e Qeverisë në Shkup nuk kanë bindur autoritetet hungareze që ta ekstradojnë Gruevskin. Sipas Budapestit Zyrtar proceset gjyqësore ndaj Gruevskit nuk janë të drejta dhe janë të motivuara politikisht.