Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga deputetja Teuta Bilalli, sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend dhe në veçanti për ndryshimet kushtetuese, që tani janë në fazën e dytë dhe janë duke shkuar drejt përfundimit të këtij procesi.
Kryetari Kasami e informoi ambasadorin Zhbogar për angazhimin e Lëvizjes BESA në këtë proces, si dhe për kërkesat që Lëvizja BESA ka dorëzuar në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe formulimin e një kushtetute e cila do reflektojë realitetin shoqëror të shtetit.
Ambasadori Zhbogar, e falenderoj Kryetarin Kasami, për mbështetjen e vazhdueshme që iu jep reformave si parti opozitare, me të vetmin qëllim që Maqedonia sa më parë të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.