Ballina Shëndeti Çfarë i shkakton gurët në veshka

Çfarë i shkakton gurët në veshka

Gurët në veshka zhvillohen me kalimin e moshës ose si pasojë e historikut familjar.

Ata përbëhen nga mbetjet kimike kristalore në urinë.

Në 4-8 % të njerëzve, ata zhvillohen me kalimin e moshës ose si pasojë e historikut familjar. Janë më të zakonshëm në vendet me klimë të nxehtë, nëse nuk hidratoheni dhe nuk pini lëngje mjaftueshëm, pasi urina bëhet më e koncentruar.

Dhimbja e mesit nën brinjë është një nga shenjat kur këta gurë lëvizin në traktin urinar midis veshkave dhe fshikëzës.

Shenjat e tjera janë gjakderdhja në urinë, të vjella dhe temperaturë. Kur këta gurë lëvizin, dhimbjet janë aq të forta sa shpesh kemi dëgjuar t’i krahasojnë me dhimbjet e lindjes.

Gati 90 % e tyre kalojnë pa shenja dalluese dhe nuk i ndiejmë fare, por kur një gur ngec, atëherë kemi nevojë për ultratinguj që të shpërbëhet dhe të dalë më pas me urinën.

Gurët më të mëdhenj kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, duke përdorur endoskopinë.

Zvogëloni rrezikun duke ndjekur këshillat e mëposhtme ” Pini rreth 2 litra lëngje në ditë, për të përgjysmuar rrezikun, Agrumet ndryshojnë aciditetin e urinës dhe ulin ndjeshëm rrezikun, ndaj konsumoni portokaj, qitro ose boronicë, e cila gjithashtu ndihmon, zvogëloni sasinë e kripës që konsumoni, trajtoni menjëherë infeksionet urinare, sepse disa prej tyre rrisin rrezikun e formimit të gurëve.

GURËT NË FSHIKËZËN E URINËS

Gurët në fshikëzën e urinës formohen nga mineralet në urinë, që forcohen pasi ajo nuk zbrazet e gjitha.

Gurët dalin jashtë nëse konsumoni shumë ujë, por në disa raste trajtimi me lazer ose ultratinguj është i nevojshëm për t’i thërrmuar, ose ndërhyrje kirurgjikale kur janë shumë të mëdhenj dhe të vështirë për t’u thërrmuar.